A po keqpërdoret uji në Lipjan?

PUBLIKUAR

Me 15 korrik 2015 Komuna e Lipjanit kishte lëshuar një urdhëresës  ku thuhet se kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Sipas kësaj urdhëresës janë përfshirë; larja e automjeteve, larja e rrugëve private në afërsi të objekteve të banimit të bizneseve, larja e treturave dhe vendeve publike në afërsi të objekteve të banimit, larja e shkalleve dhe hapësirave publike të objekteve të banimit dhe të bizneseve, ujitjen e bimëve dhe kopshteve dhe ujitjen e kulturave bujqësore.

“Urdhëresë mbi ndalimin e përdorimit të ujit nga ujësjellësit për aktivitete të caktuara 15 korrik 2015- Nga dita e sotme, deri me 15 shtator, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga ujësjellësit në territorin e komunës së Lipjanit, për disa aktivitete të caktuara.

Këtë e ka bërë të ditur, sot kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Sipas kësaj urdhëresës janë përfshirë; larja e automjeteve, larja e rrugëve private në afërsi të objekteve të banimit të bizneseve, larja e treturave dhe vendeve publike në afërsi të objekteve të banimit, larja e shkalleve dhe hapësirave publike të objekteve të banimit dhe të bizneseve, ujitjen e bimëve dhe kopshteve dhe ujitjen e kulturave bujqësore.”

Ndërsa sot është parë një kamion deri sa shpërndante ujë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan  FotoLipjaniNews.

Komuna e Lipjanit ditë më parë kishtë thënë se ata që zihen duhet keqpërdor ujin do të gjobitën.

“Me gjobë prej pesëdhjetë eurove, do të gjobiten personat fizik, ndërsa personat që zhvillojnë aktivitete të biznesit me gjobë prej njëqind euro , deri në treqind , nëse përdorin ujin nga ujësjellësit për aktivitete të ndaluara.

Përjashtim nga ndalimet e caktuara bëjnë subjektet e biznesit të cilat ushtrojnë veprimtarinë e regjistruara të këtyre aktiviteteve.
Për zbatimin e kësaj urdhërese, do të kujdeset drejtoria e Inspektoratit, dhe ajo e Ambientit.” Thuhet në “Urdhëresën e lëshuar nga Komuna e Lipajnit.

Ndryshe Banorët e Janjevës së Lipjanit tash e dy muaj ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm.

Ata fajësojnë ujësjellësin e kësaj komune, i cili sipas tyre deri tash nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes. Drejtuesit e Njësisë Operative të Ujësjellësit në Lipjan, mungesën e ujit e arsyetojnë me problemet teknike që ndodhin gjatë rrugëtimit të ujit deri në Janjevë. Por, probleme me ujë kohët e fundit kanë edhe shumë fshatra të Podujevës e Skenderajt. /LN/

11778021_482159068617691_249675830_n 11751098_482159125284352_1009629228_n 11751156_482159105284354_581803062_n 11756442_482159078617690_627323979_n

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...