“A po frikësohesh a? Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit, ajo largohet dhe shmang ballafaqimin me të

PUBLIKUAR

Një episod i tensionuar ndodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, finaliste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në emision ishte e ftuar avokatja e Drilon Ramës, znj. Bedrie Rexhepi, e cila komentoi zhvillimet më të fundit rreth rastit që përfshin klientin e saj dhe Xhenetën.

Gjatë bisedës në studio, situata mori një kthesë të papritur kur në emision, gjatë transmetimit live, hyri vetë Xheneta Fetahu.

Prezenca e saj solli një moment tensioni që përshkroi atmosferën në studio. Sapo pa se Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja Rexhepi vendosi të mos e vazhdojë pjesëmarrjen në emision dhe u largua menjëherë nga studio.

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, u dëgjua duke thënë Xheneta, duke sfiduar avokaten në një përballje të drejtpërdrejtë.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me largimin e avokates dhe mënyrën e ndërhyrjes së Xhenetës. Disa e konsiderojnë veprimin e saj si të guximshëm, ndërsa të tjerë e shohin si të papërshtatshëm për një emision informativ. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Anita Haradinaj flet për herë të parë pas aludimeve për gjendjen shëndetësore të Ramushit

Anita Haradinaj ka folur së fundmi për shëndetin e bashkëshortit të saj, ish-kreut të...

Alban Skenderaj bën urimin unik për Miriamin

Alban Skenderaj ka bërë një urim unik për Miriam Canin, me rastin e ditës...

Vesa Luma ‘thumbon’ Taynën për 250 eurot e të drejtave autoriale, e etiketon si ‘artiste të momentit’

Artistja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka reaguar së fundmi pas raportimeve që sugjeronin...