A po “dridhet” Blloku?

PUBLIKUAR

A po “dridhet” Blloku?

Liderët e koalicionit pazgjedhur VLAN kohëve të fundit kanë filluar të mbajnë takime të ndara në mes tyre.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e Nismas, Fatmir Limaj.

Ndërsa mbrëmë, i pari i LDK-së së bashku me të nominuarin e bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Në këta takim ka munguar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj.

Njëri prej zyrtarëve të Bllokut i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka thënë për “Zërin” se, Mustafa dhe Haradinaj kanë qenë të caktuar të jenë pjesë e takimit në Presidencë dhe që nuk ka pasur ndonjë tendencë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe...