A pabesueshme por Chiellini është golashënuesi më i mirë i Italisë

PUBLIKUAR

Lojtari me më së shumti gola në skuadrën aktuale të Italisë mund të jetë befasi për shumë njerëz, sepse ai është kapiteni dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini.

Qendërmbrojtësi i Juventusit do ta regjistrojë paraqitjen e 100-të për Italinë sonte kundër Portugalisë, saktësisht 14 vite pas debutimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Chiellini është ndër lojtarët e pakët me përvojë në skuadrën e Roberto Mancinit, pasi vetëm ai dhe Leonardo Bonucci i kanë më shumë se 40 ndeshje për “Azzurët”.

Çfarë habit më shumë është fakti se Chiellini është lojtari me më së shumti gola në këtë skuadër, po ashtu.

Chiellini i ka shënuar tetë gola në 99 paraqitje për Italinë deri tani. Ndërsa, sulmuesi Ciro Immobile është i dyti me shtatë gola në 34 paraqitje. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...