A mund ta ketë Isa Mustafa fatin e Behgjet Pacollit?!

PUBLIKUAR

Analisti politik, Naim Rashiti thotë se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se janë bërë shkelje kushtetuese në rastin e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit, Isa Mustafa mund ta ketë fatin e Pacollit.

Analisti politik, Naim Rashiti thotë se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se janë bërë shkelje kushtetuese në rastin e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit, Isa Mustafa mund ta ketë fatin e Pacollit.

Rashiti nuk ndalet me kaq. Shton se në këtë rast bie edhe i tërë parlamenti.

“Megjithatë shumë qartë sot janë bërë shkelje të cilat mund t’i anuloj Gjykata kushtetuese. Koalicioni LDK-AAK-NISMA ka zgjedhur kryetarin por në këtë mënyrë ka rrezikuar shumë. Çka ndodh nëse Gjykata rrëzon këto vendime. Isa Mustafa mund ta ketë fatin e Pacollit por në këtë rast besoj se bie edhe i tërë parlamenti nëse konstatohet se janë bërë shkelje kushtetuese”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, të gjitha partitë, duke filluar nga PDK, janë fajtore që nuk janë ulur të pajtohen për procedurën apo që se bashku t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Formën që kanë vepruar të dy kampet, kanë provuar ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit në një fare mënyre vjedhurazi. Pra nëse Gjykata konstaton shkelje, do të jetë keq dhe me gjasë shpërndahet parlamenti. Kjo do të ketë një kosto për koalicionin. Nëse Gjykata konstaton se procedurat janë respektuar, PDK duhet të respektoj atë dhe pranoj Isa Mustafën si kryetar legjitim të parlamentit”, ka Rashiti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...