A mban armë me vete, përgjigjet Ramiz Lladrovci

PUBLIKUAR

Kandidati i Partisë Demokrate të Kosovës për Drenasin, Ramiz Lladrovci e ka pranuar se mban armë, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se posedon armë me leje, teksa ato pa leje tha se i kanë dorëzuar menjëherë pas luftës.

“Po sigurisht që i kam. Unë po flas për armë me leje, ato pa leje i kemi dorëzuar pas luftës”, ka thënë ai.

Lladrovci pohoi se i ka në posedim tri armë.

“Unë i kam tri armë me leje që i përdori. Dy i kam për gjueti dhe një e kam armë që e barti me veti. Në gjueti dal dimrit”, deklaroi Lladrovci.

Ai u pyet edhe se sa është i mirë në shenjestrimin me armë.

“Ma i dobëti në familje jam”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...