A kthehet Mourinho te Interi? Flet Thohir

PUBLIKUAR

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka folur për mundësinë që Jose Mourinho të kthehet në stolin zikaltër.

Mourinho do të jetë i pranishëm në ndeshjen e të shtunës mbrëma që ish-ekipi i tij e zhvillon ndaj Sampdorias në San Siro, një lëvizje që ka nxitur spekulime.

“Unë e takova Mourinhon në Xhakarta disa vite para se të bëhem president i Interit. Ai është trajner i madh, ai bëri historinë me Interin, por ne kemi Mancinin që po ashtu ka shkruar historinë me klubin, ka arritur rezultate të shkëlqyera. Unë besoj se ai do ta ringjallë skuadrën”.

“Ne kemi nevojë për kohë. Mancini e di objektivin tonë, ai është Liga e Kampionëve. Ne duam me çdo kush të arrijmë atje”, u shpreh Thohir. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...