A janë këto tri strategjitë e Bllokut për ta futur në “grackë” PDK-në?

PUBLIKUAR

blloku-300x168

Blloku LDK AAK Nisma tashmë janë pajtuar që të heqin dorë nga zgjedhja e kryeparlamentarit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Isa Mustafa në postimet e tij të fundit në të cilat përveç se ka pranuar faktin se jemi „..Të bllokuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me abuzimin e pronarëve të këtij vendimi” ka shtuar se “Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund ë bëhet pafundësisht pengesë e formimit të Qeverisë!”

Në këtë drejtim, java që vjen do të jetë vendimtare për të luajtur nga “istakemet” politike që të dy blloqet, edhe LVAN-i edhe PDK-ja.

Strategjia e parë: Thirrja e Kuvendit dhe zgjedhja e Kryesisë! (Java e ardhshme)

Por përderisa Blloku tashmë ka dhënë shenja të rikonfigurimit të pozicioneve të veta, dhe do të pranojë që të marrë pjesë në seancëne  Kuvendit të Kosovës.

Kështu një deklarim i Bllokut në fillim të javës se do të heqin dorë nga posti i kryekuvendarit, do ta vë në lëvizje Presidenten e cila do të kërkojë nga Flora Brovina që ta thërrasë seancën e Kuvendit.

Tentimi për ta shturë eventualisht seancën me arsyetimin se paraprakisht duhet një marrëveshje politike do ta penalizonte edhe më shumë PDK-në dhe do të binte poshtë arsyetimi i Flora Brovinës për një marrëveshje paraprake politike.

Kjo marrëveshje mund të bëhet me shefat e Grupeve Parlamentare të cilët do të pajtoheshin që kandidati i PDK-së të votohet për kryetar të Kuvendit dhe në të njëjtën marrëveshje do të dominoheshin edhe nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia do të mund të votohej “unblock” due e zhbllokuar kështu fillimin e funksionimit të Kuvendit të Kosovës.

Strategjia e dytë: Mandatimi i mandatarit të qeverisë (15 ditë)

Zgjedhja e Kryesisë së Kuvendit do t’i hapte rrugë edhe mandatimit të Qeverisë së re të Kosovës.

PDK-ja përsëri do të shfrytëzojë të drejtën e saj të mandatimit dhe kështu do t’i shpenzojë 15 ditë kohë për të formuar kabinetin qeveritar.

Në ndërkohë Blloku do të merret me rikonfigurimin e Marrëveshjes së 10 qershorit dhe harmonizimin e programit qeveritar dhe të ndarjeve të dikastereve ministrore.

Gjatë kësaj kohe PDK-ja do të përpiqet që të shfrytëzojë ndonjë pakënaqësi eventuale të ndonjë grupi politik a individi të Bllokut por që asnjë tentativë e tillë nuk do të rezultojë me suksese për shkak të deficitit të madh të votave, i duhen gati 20 vota të sigurta për të qeverisur vendin.

Strategjia e tretë: Shkarkimi i kryetarit të Kuvendit (Brenda afatit 6 mujor)

Qeveria e Bllokut me një kryetar të Kuvendit të PDK-së nuk do të jetë e suksesshme në procedimin  e ligjeve nën drejtimin e një kryekuvendari të PDK-së.

Blloku do të thirret në pikën 5. të Kapitulli IV të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në të cilën thuhet : Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Ky ndryshim i kryetarit të Kuvendit do të kërkonte një periudhë kohore prej së paku gjashtë muajsh, pasi Blloku LVAN dhe minoritetet t’i “konsolidonin” radhët dhe t’i siguronin votat e mjaftueshme për një veprim të tillë.

Kryetar i Kuvendit me këtë rast do të mund të zgjidhej Ramush Haradinaj dhe kështu do të realizohej plotësisht rikonfigurimi i Marrëveshjes së 10 qershorit.

Të gjitha këto strategji duket se i ka kuptuar PDK-ja prandaj kjo parti politike do të përpiqet që të kushtëzojë thirrjen e seancës me marrëveshje politike bashkëqeverisëse sepse për PDK-në nuk ka kurrfarë vlere posti i kryetarit të Kuvendit. PDK me çdo kusht tenton që të ruajë së paku gjysmën e pozicioneve qeveritare, për të ruajtur kështu disa pozicione të mëhershme në emër të bashkëqeverisjes.

Java e ardhshme me të vërtetë pritet të jetë dramatike./botapress

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe...