A iu bë atentat presidentit Boris Trajkovski? Dalin faktet (Foto)

PUBLIKUAR

Ora e njërit prej personave të vrarë në Kingerin presidencial arriti deri në duart e Omer Kuliq, hetues ndërkombëtar për vdekjen e ish-kryetarit Boris Trajkovski.

Avokati Ignat Pançevski u takua me shefin e komisionit ndërkombëtar dhe para tij theksoi se presidenti Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit janë viktimë e atentatit, transmeton TetovaSot.

Kjo orë e ngelur në kohën që dallon prej kohës zyrtare të aksidentit ishte dëshmia e vetme e prezantuar në takimin e sotëm të cilën tentuan që ta fshehin nga sytë e publikut.

Dëshmitë tjera materiale, Pançevski, i ka ruajtur për takimin e radhës me hetuesit.

“Njohuritë e mia janë të dobishme për të gjithë, por ato e dëshmojnë atentatin. Për dëshmitë e mia nuk duhet komision”, deklaroi Ignjat Pançevski.

Se dëshmitë e Pançevskit a do të janë pjesë e hetimit të ri ende nuk dihet.

Kuliq nuk e përjashtoi mundësinë që thëniet kundërshtuese të janë nën shqyrtimin e komisionit ndërkombëtar./Telegrafi/

Ora Boris

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...