A i mbanin banorët e “BB VIP” mikrofonat në gjumë? Sarah Berisha e zbulon nga skena e “Kosheres”

PUBLIKUAR

Ka filluar sezoni i tretë i spektaklit të humorit “Kosherja” në ekranin e ABC. Për herë të parë, mbrëmjen e kësaj të diele e ka çelur moderatorja e re, Sarah Berisha.

Ndryshe, nga çfarë mund të pritej, ajo nuk ka qenë e shoqëruar nga Bes Kallaku, por Amarildo.

Ky i fundit e ka vënë në siklet me pyetje nga më të ndryshmet, ku nuk kanë munguar as ato për eksperiencën në “Big Brother VIP”.

Në një moment, Amarildo e ka pyetur Sarën se a i mbanin mikrofonat në gjumë dhe ajo nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Ti kot nuk ke ardhur, sepse në ‘Big Brother’ në momentin që fle gjumë, thjesht lë mikrofonin dhe fle gjumë rehat, nuk ke asnjë problem. Nuk kishim mikrofona në gjumë”, tha moderatorja./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...