“A i ke kthyer paratë?”, Fisi ironizon duke ia dhënë 20 euro Paris Gurit në emision, të cilat thotë se ia kishte borxh

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Paris Guri, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Shok Podcast” të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 1, Fis Juniku. Biseda e tyre nisi me një moment të papritur dhe të shoqëruar me humor: Fisi e ngacmoi Parisin duke nxjerrë 20 euro nga xhepi dhe ia kthyer si borxh publikisht.

“Paris, unë e di që ti je goxha një farë borxhlie i keq, dhe pastaj ma bën ‘ktheji paratë’. Njëherë t’i pata marrë 20 euro dhe ja ku po t’i kthej”, tha Fisi mes të qeshurash.

“Faleminderit shumë që ma ktheve borxhin, por borxhi ndaj meje mundet edhe të mos kthehet sepse ti këto mi ke pasur borxh privat. Por kur t’ia marrësh shtetit, kur t’ja vjedhësh, ajo është nevojë shumë më urgjente për t’i kthyer paratë. Pastaj duhet ngritur zëri shumë më shumë që të kthehen paratë. Paratë e shtetit, buxheti i shtetit, duhet të konsiderohet i shenjtë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Guri.

Ky moment u perceptua si një referencë ironike ndaj një rasti të kaluar në Kuvend, ku deputeti kishte përballur me pyetje të ngjashme deputeten tjetër, Fitore Pacolli. Nga foltorja e Kuvendit, ai i kishte drejtuar asaj pyetjen: “A i ke kthyer 200 mijë euro?”, në një kohë kur opozita akuzonte deputeten se familjarët e saj i kishin fituar këto para në mënyrë të kundërligjshme për shkak të nepotizmit.

Biseda në “Shok Podcast” tregoi anën më të lehtë dhe humoroze të Paris Gurit, duke krijuar një kontrast interesant me debatet e tensionuara politike që shpesh e shoqërojnë në Kuvend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...