“A i frikësohemi Realit? Ata duhet të na kenë frikën”

PUBLIKUAR

Lovren thotë se është Reali që duhet të frikësohet që do të përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen këtë edicion në finale të Ligës së Kampionëve me 26 maj në Kiev.

Ekipi spanjoll është favorit ndaj atij anglez, por mbrojtësi, Dejan Lovren, thotë se ata duhet t’i frikësohen atyre.

Ai ka lavdëruar edhe Jurgen Kloppin, për të cilin thotë se e ka transformuar krejtësisht skuadrën.

“Ti frikësohemi Realit? Ata duhet të na frikësohen neve”, u shpreh Lovren, që më pas thuri lëvdata për Klopin, që mori drejtimin e Liverpoolit nga tetori i vitit 2015.

“Ai ka ndryshuar gjithçka në këtë klub, jo vetëm lojtarët, por edhe në klub, ka ndryshuar mentalitetin tonë”, shtoi ai.

“Edhe nëse nganjëherë nuk luajmë mirë, ai gjen gjithmonë diçka të mirë dhe s’ka aspak negativitet. Duhet të jenë krenar të gjithë që kemi një trajner si Klopp”, shtoi kroati. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...