A është vërtetuar se Astrit Dehari ka qenë i vetëm në qeli, përgjigjet Tomë Gashi

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi ka thënë se janë manipuluar provat në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se një nga gardianët në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka manipuluar me regjistrat e daljes së të burgosurve në orarin e shëtitjeve.

“Ata të cilët nuk e kanë punë këtë, ky është rasti më i dhimbshëm në Kosovën e pasluftës për ata që na shohin, sepse unë edhe ti sigurisht që i mbajmë mend për shkak të punës teme dhe ju për shkak të punës suaj dhe kemi një kronologji të ngjarjes. Kemi gardian i cili rrejshëm ka shënuar në protokollin se kinse në kohën e shëtitjeve të burgosurve dhe të paraburgosurve në këtë rast, që ka qenë i vetëm Astrit Dehari sipas tij që ka mbet i vetëm”, deklaroi Gashi.

Gashi tha se një i burgosur ka qenë ngjitur në qelinë me Astrit Deharin.

“Pastaj është vërtetuar që një tjetër që ka qenë i Malishevës, i cili ka pasur edhe lidhje me gardianin ka qenë në qelinë ngjit me Astrit Deharin. Këto fakte janë manipuluar. Pastaj kemi vdekjen e dyshimtë të Naser Makollit i cili ka qenë për 78 ditë në qeli me Astrit Deharin dhe familjarët e tij dyshojnë që edhe ky është vrarë”, ka thënë ai. /Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...