A është ky fillimi i fundit të Neymarit në PSG?

PUBLIKUAR

Ylli brazilian Neymar mbërriti në “Parc des Princes” para vetëm katër muajve, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin të lumtur që do të luanin me të dhe tifozët e PSG-së mezi besonin se e kishin blerë lojtarin e tretë më të mirë në botë. Megjithatë, diçka nuk është në rregull në kryeqytetin francez.

Neymar pati një mosmarrëveshje me Cavanin rreth ekzekutimit të penaltive në fillim. Tamam kur u mendua se ai problem u tejkalua, raportohet se Neymar tash ka probleme me trajnerin Unai Emery, transmeton Express.

Neymar mungoi për shkak të lëndimit në fitoren 6-0 të PSG-së ndaj Angers, apo të paktën ky ishte arsyetimi i tij. Duke folur para ndeshjes, Emery tha: “Neymar mori një goditje në muskul dhe kjo gjë e ka shqetësuar sot në mëngjes. Fola me ekipin mjekësor dhe lojtarin dhe vendosem se më e mira do të ishte për të të qëndronte në Paris”.

Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, kjo nuk është arsyeja pse mungoi Neymar.

“Neymar nuk është më i motivuar të luajë në Ligë 1. Për herë të parë në karrierë, braziliani ka vendosur të luajë si të dojë dhe kur të dojë”, raporton “Sport”.

/Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...