A është Hashim Thaçi i nominuar për Nobel?

PUBLIKUAR

A është Hashim Thaçi i nominuar për Nobel?

Hashim Thaçi, Ivica Daqiç dhe Catherine Ashton ishin nominuar në dhjetor të vitit kaluar për Çmimin Nobël nga një grup kongresmenësh amerikanë dhe nga një Grup i Deputetëve të Parlamentit Evropian, për rolin e tyre në bisedimet Kosovë –Serbi.

Por cilat janë shanset ata të fitojnë këtë çmim prestigjioz?

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e arritur më 19 prill të vitit të kaluar në Bruksel, u cilësua si historike nga faktorë relevant të politikës ndërkombëtare.

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daqiç që nënshkruan këtë marrëveshje me ndërmjetësim të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton u nominuan për Çmimin Nobel për Paqe.

Nga të gjitha çmimet që ndahen në javën e Nobëlit gjatë muajit tetor më i diskutuari është çmimi për paqe.

Për këtë vit Komiteti I Nobëlit ka marrë 278 nominime, më shumë se secilën herë në të kaluarën.

Kandidatët më të përfolur si favoritë janë Papa Françesku, Sekretari Gjeneral i OKB’së Ban Ki Moon, Doktori nga Kongo Denis Mukwege, ish-analisti I inteligjencës Edward Snowden.

Shpallja e fituesit do të bëhet nesër./zeri/

 

SHIKO MË SHUMË

Një litër naftë 1 euro e 35 cent, Berjani: S’ka vend për panik, Kosova ka derivate

Me të nis sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, ajo që...

Prokuroria e mbrojtja ballafaqohen në rastin e 400 kg kokainë

Ka nisur të martën seanca e fjalës përfundimtare në rastin e 400 kilogramëve kokainë....

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu kërkojnë ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, Thaçi ankohet për përkthimin

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në...