A është Albin Kurti një Kryeministër kompetent

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Albin Kurti e ka dhënë provimin e tij si opozitar, ia ka dalë t’i mund oponentët politikë edhe në rrugë edhe në Kuvend si dhe në studio televizive. Por, tash që sovrani u përcaktua për të në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e bëri Kryeministër, Kurti do të sfidohet në qeverisje, në vendin që ka 1 milion probleme. Gazeta Express ka biseduar me analistët Shkëlzen Maliqi dhe Astrit Gashi të cilët tregojnë temat me  të cilat do të ballafaqohet kryeministri i ri.

Qeveria e sapo emëruar në krye me Albin Kurtin, në katër vitet e ardhshme sa ka mandat do të ketë përpara disa procese fort të rëndësishme për vendin. Liberalizimi i vizave, heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut e Gjykata Speciale janë vetëm disa prej temave që bien nën ombrellën e kësaj legjislature. Analistët po vlerësojnë se Qeveria Kurti mund të sjellë ndryshim.

Analisti Shkëlzen Maliqi vlerëson se kryeministri Albin Kurti ka përvojë disa vjeçare në politikë e se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është në detyrat e para që duhet t’i gjejë zgjidhje.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Maliqi thotë se duhet të shihet fillimisht oferta që e kanë për bisedimet ShBA-të e shtetet si Gjermania.

“Sa i përket kompetencave ai është 20 e sa vjet në politikë e nuk besoj që nuk është kompetent, ndoshta nuk ka praktikë në udhëheqjen e institucioneve dhe shtetit dhe mund të jetë më e komplikuar puna e tij, por, nuk besoj që nuk ka dije ose kompetencë, është diçka që tash duhet ta dëshmojë konkretisht. Detyrat imediate janë të parashkruara faktikisht si kjo me gjetë formulën për premisën e bisedave me Serbinë, që nuk do të jenë vazhdim i dialogut të më hershëm, por duhet më në fund të shihet se çka është oferta e Amerikanëve po edhe e disa shteteve tjera si Gjermania, a ka diçka që të avancojë pozitën e Kosovës apo ndonjë variant i asaj që njëherë është refuzuar, ndonjë korrigjim kufijsh e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve politike në vend thotë se edhe Gjykata Speciale është diçka që duhet të menaxhohet sepse mund të ketë protesta, varësisht nga ngritja e aktakuzave.

“Gjykata Speciale nuk është diçka që është kompetenca e tij, por, mund të ndodhë diçka që duhet të menaxhohet si protestat e duhet të shihet se kush dhe sa do të ftohen në proces, sa procese do të hapen, janë edhe sene tjera, po ndoshta janë më afat gjate, luftimi i korrupsionit e kështu, ato duhet të fillohet mbarë nuk janë gjëra që mund të zgjidhen menjëherë edhe natyrisht, të fillohet me një plan të zhvillimit ekonomik që deri tash ka munguar. Kjo qeveri nëse bën diçka në këtë fushë do të ishte e mirë se ardhur”, shton ai, teksa thekson se kjo qeveri mund të ketë jetëgjatësi katër vite, pasi që janë më komod me vota.

“Besoj që munden me shku katër vite sepse e kanë më komode situatën me vota, e kanë një shumicë solide, nuk janë minus si qeveria Haradinaj, varet sa do të jenë kooperativë sa do të kenë bashkëpunim në mes të partnerëve, them ashtu mospajtime, duhet me i jep kohë është vetëm fillimi, nuk është mirë të spekulohet”, tha Maliqi.

Dita e votimit të qeverisë Kurti

Optimist se në vend mund të ketë ndryshime me qeverinë e sapo emëruar është edhe analisti Astrit Gashi.

Ai vlerëson se Albin Kurti duhet të sjellë ndryshim, pasi që ai është votuar si person i duhur nga qytetarët për të udhëhequr këtë ndryshim. Gashi nuk do të jetë shfajësues nëse ato nuk ndodhin.

“Albin Kurti jo vetëm që mund ta sjellë ndryshimin, por ai duhet ta bëjë këtë. Si person të duhur për të udhëhequr ndryshimin atë e kanë votuar qytetarët e vendit.

Vendi nuk ka kohë për të humbur, ndërsa, Kurti nuk duhet ta qoj poshtë mundësinë që e ka kërkuar që 10 vite dhe për të cilën qytetarët ja dhanë këtë vit. Unë jam optimist për ndryshime, por nuk do të jem shfajësues nëse ato nuk ndodhin”, tha Gashi për Gazetën Express.

Mirëpo, sipas Gashit, kabineti qeveritar që udhëhiqet nga Kurti ka prapavijë politike dhe për këtë thotë që shpreson të mos jetë e mbushur me dështime por suksese.

“ Kabineti qeveritar në shumicën e tij, në këtë mandat ndërton CV politike, dhe unë shpresoj dhe pres që kjo të mos jetë e mbushur me dështime por me suksese. Shpresat janë pritjet janë, tash duhet treguar edhe rezultatet e sundimit të ligjit, mundësimin e konkurrencës së barabartë e të zhvillimit ekonomik. Kursimi në naftë e benzinë, në darka e bileta avioni është i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm”, shton ai.

Qeveria Kurti është votuar dy ditë më parë në Kuvend të Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime. Sipas marrëveshjes për koalicion LDK – LV, numri i ministrive është 15, derisa janë 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Dje është mbajtur edhe mbledhja e parë e qeverisë, ku Kurti ka kërkuar nga ministrat që të mos rrinë në zyrë por të dalin në terren për të kryer punë. Nuk është bërë e ditur ndërkaq kur do të mbahet mbledhja tjetër e qeverisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...