“A e ke tradhtuar Mozzikun dhe a e lejon të takojë vajzën”, Loredana Zefi u përgjigjet ndjekësve

PUBLIKUAR

Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Të dua”, të cilin ia dedikoi vajzës së tij, Hanës.

Menjëherë pas kësaj, ish-partnerja e Mozzik, reperja Loredana Zefi, ka bërë një pyetësor në rrjete sociale.

Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, gjersa ka qenë i përfshirë edhe ish-bashkëshorti Mozzik.

Kjo meqë sipas tekstit të reperit dukej sikur kishte pengesa për të parë të bijën e po ashtu edhe për një tradhti nga ana e 27-vjeçares.

Këtyre aludimeve iu është përgjigjur vetë artistja, një prej të cilëve e ka pyetur nëse e lejon Mozzikun të takojë vajzën.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”, u shpreh këngëtarja.

Foto: Screenshot/Instagram

“A e ke tradhtuar ndonjëherë ish-in?”, i ka shkruar një tjetër. “Jo”, është përgjigjur ajo.

Ata u ndanë përfundimisht gjatë vitit të kaluar, pasi ia kishin dhënë njëri-tjetrit një shans të dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...