A e dini se Zidane ka më shumë tituj sesa humbje me Real Madridin? (Foto)

PUBLIKUAR

Vit i ëndrrave, kështu mund të quhet viti 2016 për Zinedine Zidane

Real Madridi ka përfunduar vitin 2016 me tre tituj të fituar, kjo falë trajneri Zinedine Zidane, i cili ngjalli skuadrën nga janari, kur edhe u emëruar trajner i “Los Blancos” – duke zëvendësuar të shkarkuarin Rafa Benitez, transmeton Gazeta Express.

Zidane ka befasuar të gjithë me punën e tij, i cili ende pa mbushur një vit në krye të Real Madridit, arriti të fitojë tre tituj.

Besoni apo jo, Real Madridi ka pësuar vetëm dy humbje që kur Zidane është emëruar trajner i “Los Blancos” dhe ato humbje kanë ardhur në ligë nga Atletico Madrid dhe në Ligën e Kampionëve nga Wolfsburg, përcjell Gazeta Express.

Në 54 ndeshje në gjitha garat, Reali i Zidane regjistron 40 fitore, 12 barazime dhe 2 humbje, teksa ka fituar tre tituj – (më shumë tituj se humbje).

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...