Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014 kishte marrë saktësisht 10.887 vota.
Në zgjedhjet e kaluara ai ishte renditur me numrin tetë në listën e kandidatëve për deputetë, raporton ‘Indeksonline’.
Hoti, pasi ishte zgjedhur ministër i Financave kishte liruar vendin e tij në Kuvend.
Hoti, i cili është edhe kryetar i degës se LDK-së në Rahovec, llogaritet si një nga ministrat më të suksesshëm në Qeverinë Mustafa.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, ai pritet të jetë bartës i listës nga LDK.


