A do t’ia kërkon CR7 fanellën Tottit? E tregon vetë portugezi

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur për ndeshjen ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Portugezi gjithashtu ka thënë se nuk do t’ia kërkojnë fanellën asnjë lojtarit të Romës, por nuk e ka problem t’ia jap askujt.

“Liga e Kampionëve është një garë që lojtarët e Real Madridit e pëlqejnë shumë, besoj ju këtë e dini. Nesër do të jetë një ndeshje e komplikuar, por për të marrë lëvdatat duhet të fitosh”.

“Mendoj se Roma në përgjithësi ka një ekip shumë të mirë, me shumë cilësi dhe një trajner të mirë. Të luash si mysafirë gjithmonë është e vështirë, por edhe ne kemi armët tona”.

“Do të përpiqemi t’ia dalim mirë, jam i bindur se do të bëjmë një lojë të bukur, pasi ne udhëtojmë për fitore”.

“Nuk kam ndonjë lojtarë në veçanti nga Roma që do doja të shkëmbeja fanellat, pasi të gjithë janë lojtarë të mirë. Por, nëse dikush ma kërkon, nuk e kam problem t’ia jap”, ka thënë Ronaldo për Sportmediaset. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...