A do të zhvillohet ndeshja Trepça – Crvena Zvezda? Flet Agim Ademi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se ata kanë vendosur që të mos e lejojnë zhvillimin e ndeshjes mes Trepçës dhe Crvenz Zvezdas në Kosovë, duke shtuar se pret që edhe Policia e Kosovës ta zbatojë këtë vendim.

Federata e Futbollit e Serbisë kishte planifikuar që sot në orën 15:00 të zhvillohet ndeshja mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës në Kosovë, në kuadër të Kupës së Serbisë, përkundër që për këtë s’është marrë leje nga Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

Lojtarët e Crvena Zvezdës u vendosën mbrëmë në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa sot në orën 11:00 pritej të jenë në pikën kufitare në Jarinë, ku FFK-ja ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të u ndalohet hyrja serbëve.

“Ne e kemi marrë vendimin tonë, dihet se nuk jemi te pajtimit dhe nuk luhet kjo ndeshje. Është në dorë të policisë dhe presim qe me e zbatue policia këtë vendim. Pritet mos me u zhvillue ndeshja”, ka thënë Ademi për Indeksonline.

Në anën tjetër, drejtori i Trepçës, Bojan Jaksic, ka bërë të ditur se ai ka dërguar kërkesë në Policinë e Kosovës që t’iu lejohet hyrja futbollistëve të Crvena Zvezdas, mirëpo nuk ka marrë përgjigje ndaj kësaj kërkese.

“Si klub, të hënën, i kemi kërkuar Policisë së Kosovës ta lejojnë këtë ndeshje. Kjo është hera e parë që është zyrtare një ndeshje e tillë dhe ne nuk kemi marrë përgjigje në këtë pyetje. Ne mësuam se mund të mos lejohet hyrja e Zvezdas nga mediat. Nuk kemi informata zyrtare”, ka thënë Jasic në një intervistë për RTS.

“Nuk mund të ju them saktësisht kur mund të arrijë Zvezda, mirëpo rreth orës 11:00 do të tentojnë ta kalojnë kufirin dhe ky orar është vendosur më parë. Unë me të vërtetë nuk e di si do të reagojë policia. Ajo që e kemi mësuar nga mediat është se nuk është larguar vendimi për ndalimin e ekipit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...