A do të marrin pjesë në protestën e nesërme, Kurti, Haxhiu e Topalli? (Video)

PUBLIKUAR

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje janë treguar detajet për oraret e nisjes së nesërme të autobusëve për në protestën e thirrur të shtunën nga Opozita.

Tre përfaqësues të saj, thanë se me 28 nëntor, do të jetë tubimi më i madh që nga paslufta, si kundërshtim i marrëveshjeve më Serbinë e Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, enigmë është nëse aty do të jenë deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, e Faton Topalli, të cilët i kërkon ende Policia.

Në funksion të mbarëvajtjes së Manifestimit që është thirrur në sheshin ”Zahir Pajaziti” të shtunën, tre opozitarët thanë se kanë angazhuar rrafsh një mijë vullnetarë. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...