Ansu Fati është ftuar për ndeshjen e së martës që Barcelona do ta zhvillojë me Real Valadollidin.
Për këtë ndeshje është ftuar edhe talenti 16-vjeçar, Ansu Fati, që e nisi furishëm sezonin duke shënuar dy gola në La Liga në mungesë të dëmtuarve si Lionel Messi, e Luis Suarez.
Sido që të jetë, ka kohë që Fati nuk ka luajtur për Barçën dhe Ernesto Valverde ka dhënë sinjale se mund të zbresë të martën në Camp Nou kundër Real Valadollidit.
“Është moment i mirë për ta parë Ansun në fushë? Është e mundshme që të ketë ndryshime sepse kemi tri ndeshje në shtatë ditë. Por, do të shohim”, u shpreh Valverde në konferencë për media para ndeshjes të martën. /Gazeta Express/


