A do të kthehet Buffoni në Juventus? Tregon menaxheri i tij

PUBLIKUAR

Silvano Martina, menaxheri i Gianluigi Buffonit, e ka pranuar se janë duke u zhvilluar bisedime për kthimin e portierit legjendar në Juventus, edhe pse pohon se tani për tani kjo mbetet vetëm ide.

Të martën mbrëma mediat italiane raportuan se Buffon nuk po e planifikonte kthimin vetëm në Serie A dhe Itali, por edhe në Juventus pas një viti aventurë në Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.

Sky Sport Italia raportoi se 41-vjeçari është në bisedime për t’u kthyer në Juventus si zëvendësues i Wojciech Szczesny për një sezon, dhe pastaj do të merrte një rol në stafin e trajnerit Maurizio Sarri apo postin e drejtorit.

“Tani për tani është vetëm një ide”, tha Martina për Sport Italia.

Po ashtu, është raportuar se destinacione të tjera të mundshme të Buffonit janë edhe Porto, Parma, Brescia dhe Atalanta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...