A do të ketë lehtësim të masave? Kryetarët e komunave sot takojnë përfaqësuesit e MSh-së

PUBLIKUAR

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të takojë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, që do të vendosen pas datës 13 tetor, raporton Express

Express mëson se takimi i kryetarëve të komunave me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojë në orën 14:00.

Bazuar në situatën me Covid-19 që është aktualisht në vend, komunat do të propozojnë masat të cilat do të shqyrtohen më pas nga Ministria e Shëndetësisë.

Një propozim erdhi dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka propozuar që personat e vaksinuar të lirohen nga obligimi për mbajtjen e maskës.

Ndryshe, nga 27 shtatori janë në fuqi masat anti-Covid të cilat janë të vlefshme deri më 13 tetor./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...