A do të jetë prezent Trump në takimin Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë? Flet Besnik Tahiri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ka folur për takimin në të cilin Kosova do të ketë përballje me përfaqësuesit e shtetit serb, në Shtëpinë e Bardh me 4 shtator, transmeton IndeksOnline.

Tahiri ka thënë se Kosova deri më tani nuk e ka pasur komoditetin që të hyj në një proces të tej zgjatur. Ndërsa ka thënë se temat të cilat do të diskutohen gjatë takimeve që do të zhvillohen në Washtington, do të jenë të karakterit politik dhe ekonomik.

Për Tahirin përfshirja e ShBA-së në këtë kohë është e një rëndësie të veçantë.

“Çfarë do të ndodh si do të rrjedhin gjërat, nuk mund të them. Involvimi amerikanë, në këto rrethana është i jashtëzakonshëm. Nëse shohim mandatin e Obamës për 8 vite, shumë pak ka qenë, e përmendur Kosova. Ndërsa e kishim në 2007 deklarimin e Bushit, për Kosovën e tash e kemi edhe këtë rast historik”, tha Tahiri në Frontal të T7.

Numri dy i qeverisë ka thënë se nga takimi në Amerikë, nuk duhet askush të frikësohet.

Ndërsa ka bërë të ditur se nuk e di nëse në atë takim do të jetë prezent edhe presidenti amerikan Donald Trump.

“Nga takimi nuk duhet  kurrë të frikësohemi. Kam qejf edhe unë me ditë por nuk e di se çka do të ndodh në ShBA. Takime mes dy delegacioneve, përfaqësimi do të jetë, i barabartë, njerëzit që merren me ekonomi dhe infrastrukturë do të jenë aty. A do të jetë Trump në takim, këtë nuk e di dhe nuk mund tua them”, theksoi ai. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...