A do ta thyejë Guardiola rekordin e legjendës Sir Alex Ferguson?

PUBLIKUAR

Fitorja me penallti e Manchester Cityt kundër Chelseat në finale të Carabao Cup të dielën në Wembley, nënkupton se Pep Guardiola sapo e ka fituar trofeun e 25 në karrierë si trajner. Por, a do të mundë spanjolli ta barazojë rekordin e legjendës së Manchester Untiedit, Sir Alex Ferguson?

Guardiola i ka fituar tre tituj në La Liga, dy trofe në Kupën e Mbretit, tri Super Kupa të Spanjës, dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy Super Kupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube me Barcelonën; tri tituj në Bundesligë, dy Kupa të Gjermanisë, dy Super Kupa të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube me Bayern Munichun, si dhe një titull të Premierligës, një Kupë të Ligës dhe një trofe në Community Shield në Angli me Manchester Cityn, transmeton AGzeta Express.

Që prej se e nisi karrierën e trajnerit me Barcelonën më 2008, ngritja e tij në historinë e trajnerëve më të suksesshëm në botë ka qenë e pandalshme.

Në dhjetë sezonet e tij si trajner në Spanjë, Gjermani dhe Angli, Guardiola i ka fituar mesatarisht 2.5 trofe për sezon.

Spanjolli tani i është afruar trajnerëve legjendarë sa i përket numrit të trofeve, si Mircea Lucescu (32), Valeri Lobanoëski (30), Otmar Hitzfeld (28), Jock Stein (26) and Luiz Felipe Scolari (26).

Padyshim, synimi afatgjatë i Guardiolës do të jetë ta zërë Sir Alex Fergusonin, i cili gjatë karrierës së tij të shkëlqyer i ka fituar plot 49 trofe.

Guardiola ka një përparësi në përpjekjen e tij për ta barazuar suksesin e skocezit, moshën, pasi ai është vetëm 48 vjeç dhe ka edhe shumë vite në dispozicion për ta arritur synimin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...