A do ta djegin flamurin shqiptar tifozët armeno-serb? (Foto)

PUBLIKUAR

Tashmë në rrjetet sociale me të madhe është duke qarkulluar një spekulim rreth asaj se tifozeria serbe do të nxisë qarqe të tifozëve të Armenisë që do jenë prezent në Shqipëri për të provokuar dhe për të djegur flamurin shqiptar në Elbasan.

Tashmë është bërë një mobilizim mbarë kombëtar rreth asaj se duhet që tifozët të mos bijnë nën provokimin e mundshëm të tifozëve të Armenisë që besohet se do të djegin flamurin shqiptar gjatë ndeshjes ndaj Armenisë për të bërë që tifozët të acarrohen dhe më pas ndeshja të ndërprehet e Shqipëria të mos nxitet në klasifikim.

Ishte Ismail Morina i njohur si “Ballisti”, transmeton Telegrafi, ai që kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

Sipas “Ballistit”, tifozët e Armenisë, disa prej tyre, të paguar nga qarqe të tifozëve çetnikë e terroristë serb, do të djegin flamurin kombëtar shqiptar në stadium në ndeshjen që zhvillohet këtë fundjavë mes Shqipërisë dhe Armenisë në Elbasan.

Sipas këtyre thirrjeve, kërkohet që tifozët të mos reagojnë gjatë ndeshjes në rast të ndonjë provokimi, por që pas ndeshjes të reagojnë ndaj anti-shqiptarëve.

Deri tash nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këto spekulime, por si do që të jetë – tensionet po rriten dhe gjakftohtësia duhet të jetë imperativ i TIFOZAVE KUQ E ZI. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...