“A dalim sonte zemer?” projekti më i ri i nga Irena Krasniqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

 

Irena- A dalim sonte

Irena Krasniqi, një vajzë shumë e talentuar nga komuna e Lipjanit,e cila është e lindur dhe rritur në Danemark, tashmë me angazhime shumë dimenzionale dhe e pasionuar shumë pas muzikës. E njohur për aktivitete humanitare në Danimark dhe jo vetëm kaq, ajo së fundëmi ka sjellur edhe projektin më të ri muzikor “A dalim sonte zemer ? ”.

Bashkëbisedim i realizuar nga Valon GËRBESHI

Irena, ndonëse e re në moshë, arritjet e saj nuk janë edhe të vogla,ndërsa mbetën të dëshiruara për secilin të ri. Duke u nisur nga ky fakt, LipjaniNews, ka realizuar një bashkëbisedim me Irenen, në të cilen ajo ka folur rreth projektit të saj më të ri “A dalim Sonte zemer?” ku ajo tregon se nga është inspiruar,si dhe zbërthen  disa pikpyetje që janë ngritur  në tekstin e kësja kënge.

E pyetur se kujt i’u është drejtuar ” A dalim sonte zemer” ajo ka thënë se kjo i dedikohet familjes së ngusht dhe shoqerisë.

“Irena zakonisht zemer ju thotë familjes time me te ngusht dhe shoqerisë time me te afërt qe i kom”, shprehet Irena.

Duke folur për detajet e tjera rreth këngës ajo ka thënë se teksti është punar nga Driton Sopa & Granit Gashi. Ndërsa, për tekstin u perkujdes Granit Gashi.

“Kënga është punuar nga Driton Sopa & Granit Gashi. Për tekstin u perkujdes Granit Gashi. Kurse, për ta sjellur deri në këtë faze ku është kënga, është dashur një periudhë kohore prej 6 mujë, pasiqë unë jetoj në Danimark dhe momentalisht jam duke studiuar.  Kshtuqe u dasht me e ba një koordinim ma gjithëpërfshirës, i cili nuk ka qenë aspak i lehtë”, tregon Irena.

Ajo më tutje tregon se “A dalim sonte” nuk është projekti i vetëm i realizuar deri më tani dhe bënë të ditur se deri më tani ajo ka realizuar edhe dy këngë te tjera.

“Unë njifem si një vajz që këndon jo vetëm këng zbavitëse të zhanreve të ndryshme, por edhe këng  për humanizem dhe për smundje. Ne vendosem që sivjeta ta provojm nje zhander pak ma te ndryshme dhe me nje tekst me te ndryshme, duke e realizuar këngen “A dalim Sonte”, ku shumëkush më ka pyetur se a është teksti i kënges personal, dhe kësaj here gjejë rastin që me shpjegu publikisht që teksti nuk është personal” shprehet Irena Kraniqi duke buzëqeshur.

Krasniqi ka bërë të ditur se kjo këngë nuk do të ketë videoklip, të pakten jo tani për tani, dhe do të mbetet vetem me lyric video, por shpreson që së shpejti do të realizoj edhe ndonjë projekt të ri muzikor, e të cilin ëndërron që videoklipin ta realizoj diku në komunen e Lipjanit, ku perms së cilit do i tregoj botës dhe gjithë atyre që do ta shohin atë projekt se sa vend i bukur është Lipjani dhe Kosova.

”Për ketë keng nuk pritet te behet videoklip. Kemi vendosur ta bëmë lyric video – per arsye se ta shikojm se si po ec puna me kenget në gjuhen shqipe, dhe nese shofim qe dot ket sukses – aëher kemi edhe nje projekt ne mendje qe teksti dot jet personale – mirpo me nje tem positive. Projekti i ri  qe dot del ma vonë – shpresojm qe dot ket videoklip  dhe sigurisht që dua ta bejë në Kosovë. Sidoqoft, se a dot behet me produksion shqiptar apo me produkcion daneze, xherimet dot behen ne kosovë” shprehet për fund Irena Krasniqi, duke e falënderuar familja e saj, miqët, shoqërin, dhe gjithë ata që e kanë mbështetur deri më tani në gjitha projektet dhe në rrugëtimin e saj, e në theks të veqanët mediat dhe portalin LipjaniNews, për këtë bashkëbisedim. Kurse, fansave ju thotë : “FANSA, JU DUA SHUMË.”

Lipjaninews, duke dashur që ta mbështes Irenen në rrugen e nisur, më posht juve lexues të dashur po ju sjell edhe kënget e saj të realizuara deri më tani, duke ju ftuar edhe juve që ta mbështesni duke shpërndar kënget e saj sa më shumë në rrjetet sociale.

Irena-Km

Irena K

Irena Krasniq- A dalim sonte(Video)

 

Irena Krasniqi – Do Jesh I Imi

Irena Krasniqi- Këng për bamirësi ” Do të bëhet mir”

Irena Krasniqi – Alting Skal Nok Ordne Sig

 

Irena Krasniq- Xhamadani Vija Vija (Koncert me rastin e 28 nëntorit në Danimark), Video amatore.

Irena Krasniqi – Në një emision televiziv në Program i mengesit në KTV, ku flet për aktivitetet bamirëse të saj në Danimark.

 

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...