Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Rasim Hasani dhe Drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Bekim Shabani, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim Zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Bashkim Nurboja dhe zyrtarë nga kjo ministri.
Qëllimi i takimit të sotëm ishte informimi në lidhje me lansimin e Programit për Zhvillim Rajonal 2020 për investime kapitale për komuna.
Në këtë rast, nënkryetari Xhemajli ka falenderuar Zëvendësministrin Nurboja për vizitën në komunën e Lipjanit, duke theksuar se e mirëpret një program të tillë që i mundëson komunës për të zhvilluar edhe më tej rolin udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit socio – ekonomik.
Në anën tjetër, Zëvendësministri Bashkim Nurboja, tha se ky program ju mundësonë komunave të realizojnë projekte të ndryshme për zhvillim.
Programi për Zhvillimi Rajonal ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik, mjedisor dhe kulturor të balancuar.
Nënkryetari Fauz Xhemajli pret në takim Zëvendësministrin e MZHR – së, Bashkim Nurboja
PUBLIKUAR


