Vazhdojnë pritjet në Merdare, kosovarët presin 2 orë në kolonë

PUBLIKUAR

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdar arrijnë deri në 400 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale.

Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdare, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...