Rey Manaj bëhet me skuadër të re?

PUBLIKUAR

Rey Manaj mund të transferohet në Bundesliga te Ingolstadt

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, nuk po kalon një sezon te mirë te Pescara, i cili po ka probleme me trajnerin Massimo Oddo, transmeton Gazeta Express.

Interi huazoi Manajn te Pescara me qëllimin që të zhvillohet më shumë si lojtar, por ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Oddo dhe kështu zi kaltrit janë në kërkim të një klubi të ri për shqiptarin.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, e ardhmja e Manajt do të jetë në Bundesligë. Është skuadra Ingolstadt që po kërkon me ngulm huazimin e shqiptarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ingolstadt është në bisedime me Interin dhe pritet të arrijë marrëveshje për huazimin e sulmuesit shqiptar. Në këtë skuadër luan dhe mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Për lojtarin është duke u interesuar edhe klubi spanjoll, Las Palmas. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...