Tronditet Real Madridi (Foto)

PUBLIKUAR

Isco mund t’i humbasë dy ndeshjet e radhës, që Real Madrid i zhvillon ndaj Sevillas

Mesfushori i Real Madridit, Isco, gjendet në klinikën “Sanitas”. Ai mori një goditje nga Sergi Samper të shtunën në ndeshjen ndaj Grandas, e cila e detyroi atë të largohej nga loja.

Isco po kryen testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, i cili sipas mediave spanjolle mund t’i humbasë dy ndeshjet e radhës kundër Sevillas. Fillimisht do të përballen të mërkurën për ndeshjen kthyese të Copa Del Rey, e më pas të dielën në kuadër të La Ligas.

Dyja sfidat do të zhvillohen në “Sanchez Pizjuan”, stadium i vështirë ky për “Los Blancos”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...