Lekaj tregon pse u arrestua Haradinaj

PUBLIKUAR

Për lirimin e ish-kryeministrit dhe njëherësh liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, janë angazhuar të gjithë shqiptarët të cilët besojnë në idealet e UÇK-së, prandaj lirimi i tij do të ndodhë shpejt. Kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka ndodhur kryekëput për inate politike, mes Serbisë e Kosovës.

Siç thotë Lekaj, ish- kryeministri është një pengesë bukur e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë.

“Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj z. Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj”, ka deklaruar Lekajnë një intervistë për gazetën “Zëri”.

Po ashtu Lekaj vë në theks edhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e martë, për të cilën vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka disa raste që seancat e jashtëzakonshme nuk po arrin t’i mbajë në bazë të emërimit.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka ripërsëritur se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që prej tij, siç thotë Lekaj, nuk po përfitohet asgjë. Ndërkohë, ai i ka komentuar edhe fletarrestimet nga Serbia, për të cilat vlerëson se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t’i zhvleftësojë ato.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...