Në territorin e Lipjanit shumica e rrugëve të kalueshme

PUBLIKUAR

Ndonse me vështirsi, në territorin e Komunës së Lipjanit shumica e rrugëve janë të kalueshme bënë të ditur LipjaniNews.

Ekipi i LipjaniNews sot ka qëndruar në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, si Ribar i Madh, Shalë, Magure, Torinë, Poturovc, Hallaq i Vogël, Zllakuqan, Leletiq e Brus.

Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Lipjan kanë vazhduar hapjen e rrugëve në të gjithë territorin.

“Të dielën është vazhduar me hapjen e rrugëve në fshatin Brus, Baicë, Krojmir, Leletiq, Ribar i Vogel, Ribar i Madh, Kraishtë, Zllakuqan, Leletiq, Poturovc dhe disa rrugë në qytetin e Lipjanit. Po ashtu tani po vazhdojme punimet në pastrimin e rrugëve në Dobrajë të Vogël, Kleqkë e Divjakë dhe do të vazhdohet në qdo vendëbanim në mënyrë që të jetë në nivel duhur qarkullimi.
Kryetari Ahmeti, ka falënderuar gjithë qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar me komunën për heqjen dhe pastrimin e borës nga rrugët në mënyrë që qarkullimi të jetë i lirë”, thuhet në një pjesë të njoftimit nga Komuna e Lipjanit.

Gjatë 24 orëve të fundit në redaksinë e LipjaniNews kanë arritur qindra fotografi dhe video nga të gjitha anët e Lipjanit, ku kanë treguar për gjendjen e rrugëve nga të reshurat e fundit të borës.

Redaksia LipjaniNews falënderon qytetaret për bashkëpunim!

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...