Blushi: Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot

PUBLIKUAR

Deputeti i partisë LIBRA në Shqipëri, Ben Blushi, u është bashkuar reagimeve të politikës shqiptare kundër arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Përmes një statusi në Facebook, Blushi shpreh bindjen se Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi.

Sipas Blushit, ish-Komandanti i UÇK-së po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtete nuk e shohin si të tillë.

Postimi në Facebook i Ben Blushit:

ÇMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk është një pagesë ndaj të shkuarës, por është një çmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do ketë demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilësie. Në vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim. Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme. Ato duhet t’i fitosh përditë. Lirinë e sjellin çlirimtarët si Ramushi, por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë.

Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot. Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si një vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është çmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet t’i jetë mirënjohëse! 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...