PDK-Lipjan: Banorët e Brusit apelojnë tek institucionet e Lipjanit jemi në rrezik!

PUBLIKUAR

PDK-ja në Lipjan, sektori për shërbime publike urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit i PDK-së dega në Lipjan, ka apeluar se qytetarët e Brusit janë të bllokuar nga bora, të harruar krejtësisht nga komuna e Lipjanit.

Komunikata e plotë nga PDK-Lipjan

Sektori për shërbime publike urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit i PDK-së dega në Lipjan, apelon se qytetarët e Brusit janë të bllokuar nga bora , të harruar krejtësisht nga komuna e Lipjanit, kërkojnë ndihme! Ne bazë të informacioneve ditore që i posedon ky sektor nga terreni bëhet e ditur se banorët e fshatit Bruse kanë nevojë për ndihmë urgjente , rrugët e fshatit janë totalisht të bllokuara ,është nata e tretë që po përballemi me shumë vështirësi e që askush nga komuna e Lipjanit ,as nuk i ka kontaktuar, as nuk i ka vizitue e lere të ju shkoje në ndihme përkundër premtimeve të dhëna nga përfaqësuesit institucional . Rruga për fshat sot është hap te hyrja nga magjistralja Prishtine Gjilan, nga komuna e Artanës vetëm pjesa e tyre 1,7 km, pjesa tjetër qe shkon në fshat është komplet e bllokuar. Lagjet te kisha ku jetojnë 13 familje, lagjja në bukavisht është komplet e mbyllur nuk mund as të lëvizet, ata banorë kanë nevojë emergjente për ndihma, për gjëra ushqimore,kanë nevojë për ofrimin e ndihmës mjekësore. Diku 70/ e fshatit është totalisht e bllokuar. Komuna e Lipjanit ka dështua tu dal në ndihme gjithë banoreve të komunës. I bëjmë thirrje komunës të marr hapa shtesë përveç thirrjes për pune vullnetar kompanive private të Lipjanit që po angazhohen në gjithë territorin komunës me krejt kapacitetin e tyre dhe mekanizmin që disponojnë të ju ofrohet heqja e shpenzimeve të derivateve që të vazhdojnë operimin për zhbllokim të rrugëve për tu mundësuar lëvizjen qytetareve , sepse kompania e kontraktuar nga komuna ka dështuar të ofroj shërbimet e domosdoshme për qytetarët e Lipjanit në ketë kohë të vështir dimri.
Njëkohësisht Sektori për Shërbime Publike Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit ,në emër te PDK-së dega ne Lipjan ,i falënderon dhe iu është mirënjohës të gjitha kompanive private për angazhimin që po e bëjnë në hapjen e rrugëve për tu mundësua lëvizjen e të gjithë qytetarëve lipjanas

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...