Real rekordesh, pa problem ndaj Granadas (Video)

PUBLIKUAR

Real Madrid e ka nisur mirë vitin e ri edhe në La Liga me fitore ndaj Granadas.

Kampionët e botësë kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes deri në fund duke shënuar fitore të thellë 5-0.

‘Los Blancos’, golin e parë në ndeshje e shënuan në minutën e 12-të, kur realizoi Isco pas një asistimi të Karim Benzemas.

Sulmuesi francez, Benzema shënoi golin e dytë në ndeshje nga afërisa tetë minuta më vonë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Ronaldo pranoi një top të bukur në zonë nga Marcelo dhe realizoi për 3-0.

Ndërkohë golin e katërt në pjesën e parë dhe të dytin personal në këtë takim e shënoi Isco në minutën e 31-të.

Me rezultatin 4-0 përfundoi pjesa e parë mes Realit dhe Granadas.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën vazhdoi dominimi i kampionëve të Evropës dhe Botës.

Mesfushori brazilian, Casemiro iu përgjigj mirë një harkimi nga James Rodriguez duke shënuar për 5-0.

Edhe pas golit të pestë madrilenët kërkuan të shënojnë edhe më shumë gola por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...