Enca në mes të këtij të ftohti “ia mësyn” plazhit të Durrësit! (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja Enca Haxhia është ndër këngëtaret më mediatike të showbizit shqiptar.

Ndonëse ka qëndruar paksa në ‘hije’ gjatë festave të fundvitit duke mos qenë prezente në programet festive e as duke mos publikuar projekte të reja, prapëseprapë ajo gjendet gjithnjë pranë fansave përmes rrjetet sociale.

Temperaturat e këtyre javëve kanë qenë vërtet të ulëta, andaj kjo ka ndikuar që Shqipëria të zbardhet nga bora tërësisht, madje edhe në zonat bregdetare.

Këngëtarja Haxhia ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet në makinën e saj, teksa lokacioni drejt të cilit është nisur, tregon se është plazhi i Durrësit.

Ajo nuk ka treguar nëse ka shkuar për ndonjë xhirim atje, mirëpo sido që të jetë nuk duket një terren që ofron diçka në këto ditë të ftohta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...