Komuna Lipjanit thotë se po vazhdohet me pastrimin e rrugëve

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit thotë se me të gjitha kapacitetet e sajë është duke vazhduar hapjen e rrugëve nga bora e madhe. Rrugët e qytetit dhe rrugët kryesore të shumicës së fshatrave janë të kalueshme.

Zyra për Marëdhënie me Publikun në Komunën e Lipjanit përmes një njoftimi ka thënë se ka ende fshatra të cilat ballafaqohen me vështirësi të mëdha për shkak të krijimit të ortekëve dhe për shkak te pamundësisë që të arrijmë në disa vendëbanime malore siç janë: Kleqka, Janjeva, Brusi, Divjaka, Resinovci, Plitkoviqi, Teqja. Këto fshatra dhe disa tjera janë te identifikuara dhe është duke u bërë përpjekje maksimale nga Komuna e Lipjanit te intervenohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Komuna ka falenderuar Kompanitë: Pastrimi, KUR-Prishtina, njesia në Lipjan, dhe kompanitë private: Dino, Dragaqina, Xhema Kompani, Parajsa, M.Gashi, Ferizi, Rexha Commerc, Sigma, Qali dhe disa kompani tjera të cilët pa pushuar u angazhuan në pastrimin e rrugëve dhe mundësimin e qarkullimit.
Jemi të vetëdijshëm se edhe përkundër këtij angazhimi të madh të Komunës me kompaninë e kontraktuar dhe të gjitha kompanive të cilat dje na dolën në ndihmë, ende kemi fshatra me vështirësi të mëdha qarkullimi, mirëpo gjatë ditës do të angazhohemi qe rrugët kryesore te jenë të qarkullueshme.

Temperaturat janë shume të ulëta andaj lusim qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion. /LipjaniNews.com/

FotoIlustrim

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...