Dy lojtarë të Milanit transferohen në La Liga (Foto)

PUBLIKUAR

Sevilla është shumë afër që të transferoj dy mbrojtës nga skuadra e Milanit

Sipas Calciomercato.com skuadra e Sevillas ka shfaqur interesim për dy lojtarë të Milanit. Fjala është për Leonel Vangioni (mbrojtësi i djathtë) dhe Rodrigo Ely (qendërmbrojtës), përcjell Express.

Thuhet se edhe disa ekipe tjera kanë shfaqur interesim për këta dy lojtarë, por thuhet se Sevilla është në avantazh që ti huazoj deri në fund të sezonit.

Ely ka luajtur vetëm tre ndeshje me Rossonerët që prej transferimit nga Avellino në vitin 2015, derisa Vangioni, i transferuar nga River Plate gjatë verës, ende nuk ka debutuar.

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, po synon që t’i huazoj këta dy lojtar për të fituar përvojë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...