Wenger: Xhaka nuk është lojtar i ndyrë

PUBLIKUAR

Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, e ka mbrojtur përforcimin e ri, Granit Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, e ka mbrojtur Granit Xhakën, i cili është akuzuar se nuk ka disiplinë në fushë, pasi shumë herë ndëshkohet me karton dhe shkakton penallti. Strategu francez insiston se ylli i Zvicrës nuk është i ndyrë.

“Ju mund të shihni në lojën që bënë se ai nuk është një lojtar i ndyrë. Në përgjithësi unë jam mjaft i kënaqur me evolucionin e Xhakës në mbrojtje”, ka thënë francezi në konferencën për media, përcjell Express.

“Ai është më pak spektakolar gjatë stërvitjes dhe ai qëndron më shumë në këmbët e tij. Ai përdor trupin e tij më të mirë për të fituar sfidat. Ai është shumë më i përqendruar në mbrojtje se më parë. Ai është përmirësuar shumë në këtë aspekt”, ka theksuar Wenger. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...