Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, e ka një lajm të keq për tifozët e skuadrës
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se nuk do të transferoj qendër mbrojtës gjatë janarit. Kështu, portugezi ka mohuar transferimin e suedezit Victor Lindelof nga Benfica.
Mourinho do të llogarit në mbrojtësit aktual që ka në ekip si: Phil Jones, Chris Smalling dhe Marcos Rojo.
I pyetur nëse do të transferoj qendërmbrojtës gjatë janarit, Mouirnho është përgjigjet: “Jo”
“Unë do të përpiqem të pushoj një në çdo ndeshje. Të shtunën do të pushojë një, kundër Hull Cityt një tjetër. Dhe ne do të përpiqemi për të bërë një rrotullim në mes këtyre treve”, ka deklaruar ai
“Ne ende kemi Daley Blind si mbrojtësi të katërt në rast se ne kemi nevojë që ai të luajë atje dhe ne gjithashtu kemi Michael Carrick, kështu që le të mundohemi”, ka theksuar ai. /Express/



