Coquelin qon në qiell Xhakën (Foto)

PUBLIKUAR

Francis Coquelin ka vetëm fjalë të mira për Granit Xhakën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u transferua në “Emirates Stadium” nga Borussia Monchengladbach për 30 milionë funta, është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në formacionin e Arsene Wenger, që nga lëndimi i Santi Cazorlas, transmeton Gazeta Express.

Kështu mendon edhe bashkëlojtari i shqiptarit, Francis Coquelin – i cili lavdëroi Xhakën, shkruan “Express.co.uk”

“Ai ka kualitete dhe pasime të mrekullueshme – është lojtar i kompletuar”, tha fillimisht Coquelin.

“Nuk e di se sa paraqitje ka për Zvicrën, teksa është vetëm 24 vjeçar. Xhaka ende po adaptohet me futbollin anglez, por mendoj se po luan mirë”, shtoi ai.

“Çdo skuadër do të vuante në mungesë të Cazorlas. Ai ka qenë i mrekullueshëm që kur është transferuar këtu. Por, lojtarët të cilët kanë luajtur në atë pozicion, Ramsey e Xhaka – mendoj se kanë kryer punën siç është më së miri”, përfundoi Coquelin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...