Vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje energjisë në Lipjan

PUBLIKUAR

Pas të reshurave të shumta të borës në Lipjan në disa fshatra është vështirësuar qarkullimi.

Që nga orët e hershme të mëngjesit në redaksinë e LipjaniNews kanë arritur rreth 1000 fotografi dhe video të ndryshme nga i gjithë territori Komunës së Lipjanit.

Vështirësi ka pasur në fshatin Ribar i Madh ku ende vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim disa rrugë, dhe rreth 10 shtëpi të izoluara, transmeton LipjaniNews.

Po ashtu disa vetura kanë dalur jashtë kontrollit në fshatin Sllovi, Gadime, Rufc i Vjeter, Ribar i Madh, Kraishtë, Kojskë etj.

Kompani të kontraktuar nga Komuna e Lipjanit po ashtu po bëjnë pastrimin e rrugëve, por edhe disa kompani private në baza vullnetare kanë bërë pastrimin e rrugëve në disa zona.

Ndryshe, Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka thënë se  gjendja e rrugeve lokale dhe atyre regjionale që janë brenda teritorit të Komunës së Lipjanit, janë shumica të kalueshme, por me veshtirësi në disa rajone, për shkak të reshjeve të panderprera dhe erërave qe po krijojnë orteqe dhe po i mbyllin rrugët, transmeton LipjaniNews

Po ashtu, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, pas përkeqësimit të situatës, për shkak të reshurave të borës, krijoi :

Grupin për ngritjen e shkallës pergjegjës emergjentë për parandalimin dhe sanimin e pasojave të të reshurave të deborës.

Në kuadër të këtij grupi janë angazhuar kompetentet nga të gjitha Drejtoratet dhe subjektet tjera pergjegjëse, për aspektet e vecanta të përkujdesjes, përfshirë edhe përfaqesuesit e Policisë së Kosovës Stacioni në Lipjan.
Gjatë tërë ditës është bërë përcjellja dhe identifikimi i pikave të cilat përbejnë rrezikshmëri për shkak të bllokimit të qarkullimit normal për qytetarët e komunës së Lipjanit.
Duke e patur parasysh që këto momente paraqesin kulmin e çrregullimeve të kësaj natyre, është bërë ndarja e përgjegjesive si vijon:
1. Ngritja në shkallë të lartë të mobilizimit të kompanisë “Pastrimi”
2. Vendosja e kontaktit dhe ndarja e terenit me ndërmarrësit privat në varësi nga kapacitetet me njerëz e pajisje

  1. Zhbllokimi emergjent i rrugëve sipas rëndësisë dhe shkalls së bllokadës dhe evakuimi i qytetarëve të bllokuar.

  2. Planifikim në kuadër të verpimeve të rregullta operativ.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe disa reduktime të vogla në shumë fshatra të Lipjanit, Kraishtë, Ribar i Madh, Bujan, Ribar i Vogël e Rufc

Gjithashtu, IHK ka raportuar edhe për sasinë e reshjeve të borës.

Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë: Prishtinë 35 cm; Podujevë 36 cm; Pejë 11 cm; Malishevë 19 cm; Gjakovë 25 cm; Budakovë 75 cm; Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe Gadime (Lipjan) 65 cm.

LipjaniNews po vazhdon të publikoj pamjet nga i gjithë territori Komunës Lipjanit, nga gjendja e fundit pas të reshurave të borës! /LipjaniNews.com/

15872000_1380656301946178_1823170962410013311_nbore15823207_576475189204260_298189669742493320_n15873033_576728749178904_1138139640826728274_n15871945_1222600407807472_260069339838150011_n15826265_576770742508038_4100539743839879259_n15894981_576816549170124_355837738102928655_n15941465_576824752502637_3955244882152272447_n15879592_1306996229338926_1663538595_n

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...