Xavi: Evropa nuk mund të konkurrojë me Kinën

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez, ish mesfushori i Barcelonës, mendon se klubet evropiane nuk do të mund të konkurrojnë më me skuadrat nga Kina

Superliga e Kinës është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Së fundi në Kinë kanë zbarkua Carlos Tevez, Axel Witsel, Oscar dhe John Obi Mikel.

Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez mendon se klubet evropiane nuk do të mund të konkurrojnë më me skuadrat nga Kina.

“Kinë tani duhet të merret shumë seriozisht. Deri më tani Evropa ka qenë shumë joshëse për yjet e futbollit. Por, kinezët po tregojnë se kanë para për t’i transferuar lojtarët më të mirë”, ka deklaruar Xavi për The Sun.

“Ne kemi parë disa nga lojtarët më të mirë që janë transferuar në Amerikë, por zakonisht në fund të karrierës. Por, ajo që po bën Kina është krejtësisht e ndryshme për shkak se ata janë duke transferuar lojtarët në kulmin e karrierës. Evropa thjesht nuk mund të konkurrojnë më me Kinën”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...