ATK mbyll një pikë të lojërave të fatit në Prishtinë

PUBLIKUAR

Drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së sot në asistim të policisë dhe sektorin e akcizës në Doganën e Kosovës, ka bërë inspektimin e subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetuar nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin përkatës.

Nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllet një subjekt i lojërave të fatit në lagjen Kodra e Diellit në qytetin e  Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore: ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me  Ligjin  Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70; ushtrimi i veprimtarisë pa licencë, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080;

Po ashtu, janë sekuestruar 5 aparate të pa licencuara dhe pa numra serik, që cilësohet si mall i kontrabanduar.

Ndaj personit përgjegjës do ndërmerren veprime adekuate ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...