Thyhen xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë në Gjakovë, policia shoqëron pesë femra në stacion

PUBLIKUAR

Qytetarët e Gjakovës janë revoltuar me ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse në Gjakovë me ç’rast kanë thyer edhe xhamin e autobusit me të cilin pelegrinët serbë kanë hyrë në qytetin e Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj- Beqiraj.

“Po është e vërtetë është thyer një xham i autobusit, dhe lidhur me këtë janë shoqëruar në stacioni policor pesë femra”, ka thënë Podrimaj- Beqiraj.

Ajo ka shtuar se ende janë duke pritur vendimin e Prokurorit se çfarë masa do të ndërmerren ndaj pesë femrave të shoqëruara në polici./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...