Siguria në Lipjan e qetë

PUBLIKUAR

10728559_10204347313700313_600653622_n

15 tetor 2014- KKSB- i përbërë nga përfaqësues të RAE nga Magura, bashkësive fetare, të bizneseve, policisë lokale, përfaqësuesve të komuniteteve kroate në Janjevë, përfaqësuesve të komunitetit turk ,  sot ka mbajtur  mbledhjen e katër me radhë.

Situata e sigurisë në komunën e Lipjanit, u vlerësua e qetë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, që njëherit u kryesua nga kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar , për pikën e tretë me radhë- “ Raporti për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit ( PK, DMSh)

Kryetari Ahmeti tha se, në të gjitha rastet që e bëjnë komponentin e sigurisë, që ka komuna me strukturat e veta, janë mekanizma të fuqishëm për sensibilizimin e sigurisë në komunën e Lipjanit.

Imer Kaqara- komandat në stacionin policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit  nuk tregon ndonjë shqetësim, përderisa ka dhënë edhe raportin e detalizuar për periudhën Janar-shtator 2014 ( raport analitik mujor krahasues).

Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese. Ndër të tjerash në këtë takim  anëtarët e KKSB-së ,thanë se detyrë permanente është  zgjidhja e problemeve, parandalimi i dukurive  negative, vetëdijesimi i qytetarëve për një jetë më lehtësuese dhe më të mirë, njofton komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...