Jep dorëheqje zëvendësguvernatori i BQK-së

PUBLIKUAR

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fatmir Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur në BQK, nga gushti i vitit 2013, pasi që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ai është propozuar si kandidat për kryetar të komunës së Pejës

Fatmir Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pasi që është propozuar si kandidat për komunën e Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Gashi kishte ardhur në pozitën e zëvendësguvernatorit më 1 gusht të vitit 2013, pak kohë pasi që në krye të Bankës Qendrore të Kosovës kishte ardhur Bedri Hamza, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të BQK-së jozyrtarisht kanë bërë të ditur se javën që shkoi, Gashi i ka ofruar dorëheqjen guvernatorit.

“Fatmir Gashi ia ka ofruar dorëheqjen guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, dhe ky i fundit ia ka pranuar atë”, kanë bërë të ditur burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda BQK-së.

I kontaktuar nga gazeta “Zëri”, Gashi ka konfirmuar se tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita që ai ka mbajtur nga 1 gushti i vitit 2013.

“Po unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Për këtë është vetëm një arsye se unë jam propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si kandidat për kryetar të komunës së Pejës në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet. Kështu që ligji i BQK-së nuk lejon që një zëvendësguvernator të jetë pjesë e një partie politike. Kjo ka qenë arsyeja e vetme e dorëheqjes sime nga BQK-ja” ka thënë Gashi për gazetën “Zëri’…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...